Zotí është me Tiranën! Bardheblutë me fat kalojnë direkt në ‘play-off’ të Europa League

Zotí është me Tiranën! Bardheblutë me fat…

Siç thotë edhe trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, Zoti duket se është me Tiranën.

Nëse u elimínùan pa shumë fat me Crvena Zvezdën në turin e dytë të Champions League, këtë herë duket se fati i ka ndihmuar bardheblutë.

Ditën e sotme, në shortin për Europa League, dy nga ekipet humbëse që vinin nga Champions League, kishin fatin të kalonin direkt turin e tretë, falë një shorti, dhe do kalonin direkt në fazën ‘play-off’, që është e fundit para nisjes së fazës së grupeve.

Gogla e Tiranës ishte me fat, dhe u tërhoq e para, si ekipi me fat për të kaluar një tur direkt, bashkë edhe me kampionen e Bullgarisë, Ludogorets.

Kështu, 280 mijë euro shkojnë në arkat e kampionëve të Shqipërisë, pa luajtur fare. Kjo pjesë mbetet për t’u sqaruar, por kalimi i turit të tretë i jep shumën e mësipërme klubeve që kualifikohen.

 

/Gázètáátdhèu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit