Është në ditët e fundit të shtatzënisë, Jonida Vokshi: S’po më durohet më

Është në ditët e fundit të shtatzënisë,…

Aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi po përjeton emocionet e ditëve të fundit të shtatzënisë.

Ajo do të bëhet nënë për herë të parë dhe gjatë pritjes së ëmbël, nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale.

Së fundmi moderatorja ka publikuat në profilin e saj të Instgram, disa selfie duke treguar se mezi po pret që të njohë vajzën e saj.

Jonida shkruan se sa herë bën selfie mendon që është e fundit si grua shtatzënë, më pas do të jetë më te bijën në krahë.

“Sa herë bëj selfie, mendoj që është e fundit si shtatzënë dhe tjetra do të jetë me ty në krahë. Nuk po më durohet më të të njoh, vdiqa”, ka shkruar ajo krahas fotove.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit