“Është në gjendje të rëndë shëndetësore”, avokati i Lefter Kokës: Do dëgjoni fakte që s’i keni dëgjuar ndonjëherë

“Është në gjendje të rëndë shëndetësore”, avokati…

Avokati i Lefter Kokës në një prononcim për mediat nga SPAK, u shpreh se ish-ministri është në gjendje të rënduar shëndetësore.

 ‘Ditën e premte kjo gjykatë vendosi të rrëzojë kërkesën edhe pse administroi mendimet e 5 ekspertëve që zoti Koka është në gjendje të rënduar shëndetësore, gjykata mori edhe rolin e mjekut dhe vendosi ta rrëzojë këkresën, kemi 9 seanca që vijojmë për të caktuar një vendimmarrje, në këto kushte do kërkojmë që çështja të shkojë në themel, nuk mund të jetë në kushtet e paraburgimit, e ka pritur me qetësi, por në shoqëri demokratike ai do të ishte i lirë. Ju ftojmë të merrni pjesë në seanca ku ai akuzohet, ai është i sëmurë, por është gjallë dhe do të mbajnë qëndrimin e tij për këtë proces. Ne ngulmojmë që çështja të shkojë në gjykim, janë 10 muaj që po heton prokuroria, nuk mund të zgjatet më mbajtja në burg në kushte të rënda shëndetësore. Do dëgjoni fakte të zotit Koka që nuk i keni dëgjuar ndonjëherë”, tha avokati i Kokës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit