Është në rrezik për jetën, Abazoviç merret në mbrojtje nga Ministria e Punëve të Brendshme: Prapa kësaj është klani ‘Kavac’

Është në rrezik për jetën, Abazoviç merret…

Zëvendës kryeministri i malit të Zi Dritan Abazoviç është marrë në mbrojtje nga Ministria e Brendshme e Malit të Zi. Vijesti shkruan se kjo gjë ka ardhur pas kërcënimeve nga klani kriminal ‘Kavac’. 

“Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale, kryesisht anëtarëve të grupit të organizuar kriminal Kavač dhe një prej drejtuesve të Kašćelan Slobodan, për të ndërmarrë aktivitete që synojnë kryerjen e krimeve të krimit të rëndë dhe të organizuar, në rrezikimin e jetës së Zëvendës Kryeministrit të Malit të Zi, Z. Dritan Abazović “, njoftoi Ministria e Brendshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme këto veprime kanë ardhur pas vrasjes së Zoran Ashanin ditën e djeshme. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit