“Është përgjegjësi politike”/ Ministri grek i Transportit jep dorëheqjen, pas aksidentit tragjik

“Është përgjegjësi politike”/ Ministri grek i Transportit…

Kostas Karamalis ka paraqitur dorëheqjen nga posti i ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës. 

Dorëheqja e tij vjen pas aksidentit tragjik të përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren mallërash, ku si pasojë humbën jetën 40 persona, ndërsa kërkimet për viktima vijojnë ende, raporton Zougla.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të 28 shkurtit, në Tempe të Larisës, ndërsa në deklaratën e dorëheqjes së tij Karamalis tha:

Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit në Tempe. Dhimbja është e papërshkrueshme.

Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit të 21-të. Në këto 3.5 vite kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta përmirësuar këtë realitet. Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar një aksident të tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne dhe për mua personalisht.

Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t’i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike.

Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit. Është ajo që unë e ndjej të bëj si një shenjë minimale respekti për kujtimin e njerëzve që u larguan kaq padrejtësisht dhe duke marrë përgjegjësinë për gabimet e përjetshme të shtetit dhe sistemit politik grek.

Nga thellësia e zemrës, edhe një herë shpreh dhimbjen dhe mbështetjen time për familjet e viktimave”. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit