Është vetëm maja e ajsbergut”/ Princ Harry firmos akord për 4 librat, i dyti del vetëm pasi mbretëresha...

Është vetëm maja e ajsbergut”/ Princ Harry…

Princi Harry ka arritur një marrëveshje fitimprurëse për publimkimin e katër librave – me të dytin që do të dalë vetëm pasi Mbretëresha ka vdekur. Kjo është raportuar nga Daily Mail, që shkruan se ky lajm do të alarmojnë Pallatin Buckingham, familje mbretërore.

Personat e brendshëm të shtëpisë botuese thanë se librat do t’i nxjerrin të gjithë’ zbuluar nga Harry, dhe se libri i parë i botuar në fillim të kësaj jave është vetëm ‘maja e ajsbergut’.

Burimet thanë se Duka i Sussex mbikëqyri ofertat dhe u tha shtëpive botuese të fillonin me 18 milionë Paund me shifrën përfundimtare që mund të arrinte në shifrën e 29 milionë Paundëve.

Burimi shtoi: ‘Kontrata përfundimtare ishte në të vërtetë për një marrëveshje me katër libra, me Harry që do të shkruajë librin e dytë “kur gjyshja e tij vdes”. Meghan do të shkruajë një libër të tipit mirëqënies dhe besimit dhe njerëzit nuk janë të sigurt se cili do të jetë libri i  katërt, çfarë përmbajtjeje do të ketë. Por ajo që është më tronditëse, sinqerisht, është sugjerimi i Harry që libri i dytë nuk do të botohet derisa Mbretëresha të mos jetë më gjallë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit