Është zhvilluar turizmi dhe sektori i ndërtimit? Shqiptarët sërish më të varfrit në Europë

Është zhvilluar turizmi dhe sektori i ndërtimit?…

Sipas Eruostat Shqipëria u rendit e fundit për sa i përket Prodhimit të Brendshëm për frymë. Bosnje Hercegovina që ka qenë në të njëjtin nivel me ne, më parë, është renditur para Shqipërisë.

Edhe në tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 41% të mesatares europiane, ne të njëjtat nivele me Bosnjë Hercegovinën. Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 63%, e ndjekur nga Serbia me 53% dhe Maqedonia e Veriut me 50%.

Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Edhe pse na thuhet që zhvillimet janë ndjerë në sektorin e turizmit dhe ndërtimit, sërish shqiptarët mbeten më të varfrit e Europës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit