Eskorta infektohet me koronavirus, kryetari i Bashkisë bën apelin e fortë

Eskorta infektohet me koronavirus, kryetari i Bashkisë…

Një apel i pazakontë ka ardhur nga kryebashkiaku i një qyteti italian.

“Bëni tamponin dhe nëse rrezikoni të ndaheni nga bashkëshortja”.

Është ky apeli i pazakontë i kryebashkiakut të Modika, në Itali pas shtrimit në spital të një eskorte me origjinë nga Peruja.

Ajo rezultoi pozitive me koronavirus, por tashmë kryetari i bashkisë i frikësohet një vatre të re infektimi në qytet.

Në një intervistë për “La Republika”, kryebashkiaku Abate, shpjegon se, eskorta kishte pasur tre klientë në ditë.

Ndërsa për dhjetë ditë, bëhej një total prej 30 personash.

30 persona që mund të jenë infektuar dhe të kenë infektuar të tjerë në shtëpi apo nëpër bare.

Në këtë mënyrë ai i bën apel atyre që kanë pasur marrëdhënie intime me gruan që të kryejnë testin.

Pasi mund të dëbohen më pas nga shtëpia, kur bashkëshortet e tyre të vihen në dijeni.

Alternativat sipas tij janë dy: e para që të rrëfejnë se kanë qenë klientë të gruas duke rrezikuar të jenë pozitivë.

Ose të shpjegojnë në familje atë që ka ndodhur dhe të vuajnë pasojat.

Ose të rrinë në heshtje me rrezikun e përhapjes së virusit, dhe kësaj alternative të dytë i trembet kryebashkiaku.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit