
Një incident i rëndë ndodhi gjatë kilometrave të fundit të Etapës së Parë të Giro d’Italia, që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë, me përfundim në zonën e Freskut. Çiklisti spanjoll Mikel Landa pësoi një aksident të rëndë, pasi humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi, duke dalë jashtë rruge.
Landa u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht po trajtohet për dëmtimet e pësuara. Dy çiklistë të tjerë u rrëzuan pas tij, por fatmirësisht nuk raportohen lëndime serioze.
Një tjetër moment interesant ndodhi në Bradashesh, ku çiklisti tjetër spanjoll Juan Ayuso pati probleme me biçikletën. Ai u ndihmua fillimisht nga një banor i zonës, i cili i ofroi biçikletën e tij, dhe më pas ndërhyri edhe stafi teknik. Ayuso arriti të bashkohej me grupin pas rreth 6 minutash.
Fitues i Etapës së Parë u shpall danezi Mads Pedersen, ndërsa gara do të vijojë me dy etapa të tjera në fundjavë: të shtunën në Tiranë dhe të dielën në Vlorë.
<blockquote class=”twitter-tweet” data-media-max-width=”560″><p lang=”et” dir=”ltr”>Një incident i rëndë ndodhi gjatë kilometrave të fundit të Etapës së Parë të Giro d’Italia, që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë, me përfundim në zonën e Freskut. Çiklisti spanjoll Mikel Landa pësoi një aksident të rëndë, pasi humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një… <a href=”https://t.co/wf6ghPZ8sO”>pic.twitter.com/wf6ghPZ8sO</a></p>— JOQ Albania (@JoqAlbania) <a href=”https://twitter.com/JoqAlbania/status/1920873478875738598?ref_src=twsrc%5Etfw”>May 9, 2025</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>