Çfarë është ETIAS-i dhe cilat do jenë ndikimet e zbatimit për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen

Çfarë është ETIAS-i dhe cilat do jenë…

Duke nisur nga data 1 janar e vitit 2021 të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet Shengen do të përbàllen me një sistem të ri të vizave.

Ky program i quajtur sistemi i autòrizimi dhe informacionit elektronik të udhëtareve ka për qëllim filtrimin e të gjithë atyre që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Europian.

Në një deklaratë të Delegacionit të BE sqarohet se çfarë është ETIAS duke hédhur poshtë të gjithë lajmet e pavërteta që kanë qàrkulluar deri më tani: “Kemi vënë re se në median shqiptare qarkullon një keqinformim në lidhje me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autòrizimit për Udhëtimet (ETIAS).

Ju lutemi të lexoni informacionin e paraqítur më poshtë për të kuptuar se çfarë është ETIAS-i dhe se cilat do të jenë ndikimet e fillimit të zbatimit të ETIAS-it për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen”.

Po çfarë është ETIAS-i?

ETIAS-i është një sistem i autòmatizuar IT aktualisht në fazën e zhvillimit dhe nuk është ende në përdorim. Ai pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022.

Shtetasit nga 62 vende, përfshírë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin ETIAS-in.

Të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën të aplikojnë për ETIAS-in sepse Shqipëria është dhe do të vijojë të jetë një vend pa viza për BE-në.ETIAS Visa - European Travel Authorisation Visa - ETIAS Europe

A është autòrizimi për udhëtim i ETIAS-it një vizë e re?

Autòrizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autòrizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre.

Autòrizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqíteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike.

Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda vetëm pak minutave. I vetmi dokument që do t’ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme. Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife.

Pas miratimit, autòrizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh.

Cilët janë objektivat e ETIAS-it

Për BE-në, objektivi kryesor është fòrcimi i kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përfòrcimin e lùftës kùndër krímit të orgànizuar dhe parandàlimin e mígrimit të parregullt.

Gjithashtu, do të përmirësojnë manaxhimin e kufijve duke thjeshtëzuar burokracinë dhe vonesat për udhëtarët kur paraqíten në kufi. Synimi është që të sigurohet një vlerësim i koordinuar i rreziqeve që paraqíten nga shtetas të caktuar të vendeve të treta në Vendet Shengen. Pritet që ky sistem të ulë në mënyrë të qenësishme numrin e refùzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufirit. EU Parliament Approves ETIAS Regulation - ETIAS Europe

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit