Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë

Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë

Eugena Tomini është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë.

Vendimi për kalimin e shefes së shërbimit të epidemiologjisë në ISHP si zëvendës ministre është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashmë në fletoren zyrtare.

Tomini nuk ka zëvendësuar asnjë prej zv.ministrave aktualë, por i shtohet ekipit aktual të ministres Ogerta Manastirliu.

Tre zëvendës ministrat e tjerë janë Mira Rakacolli, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit