Eugena Tomini: Nëse situata e COVID përkeqësohet, vendi sërish në karantinë

Eugena Tomini: Nëse situata e COVID përkeqësohet,…

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se nëse bilanci i COVID rëndohet, vendosi do futet sërish në karantinë.

‘Nëse kapacitetet shëndetësore do të kalojnë nivelet e pragut të cilat janë në gatishmëri dhe në alert duke filluar që nga detektimi dhe deri te hospitalizimi apo shërbimi shëndetësor spitalor, sigurisht që ka kthime mbrapa. Por janë disa indikator të cilët duke u monitoruar me një interval kohor çdo dy javor, dhe ndërkohë kemi tendencën në rritje të rasteve të reja, kemi raste të hospitalizuara, dhe e keni vënë re që kemi një tendencë në rritje të hospitalizimeve”, tha Tomini në një intervistë televizive.

“Kemi raste me simptomatologji, nuk kemi vetëm asimptomatikë. Kemi edhe raste që kërkojnë trajtim spitalor dhe reanimator. Të tre këto elementë janë shumë të rëndësishëm në monitorim por duke u vlerësuar paralelisht dhe me kapacitetet shëndetësore. Deri në momentin që ne kemi kapacitete shëndetësore për të përballuar fluksin me rreth 550 shtretër në gatishmëri, shpresojmë që me bashkëpunimin e popullatës nuk do kemi kthim pas, nëse do të ruhemi dhe nëse do të respektojmë masat”, shtoi ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit