Euralius dhe USAID i kthejnë përgjigje KLGJ-së për çështjen Dvorani

Euralius dhe USAID i kthejnë përgjigje KLGJ-së…

EURALIUS dhe USAID i janë përgjigjur Këshillit të Lartë Gjyqësor, që kishte kërkuar opinion lidhur me çështjen “Dvorani”.

Në përgjigje thuhet se Euralius dhe USAID nuk japin opinione për çështje individuale.
Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për çështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”, është përgjigjja e EURALIUS dhe USAID.

Mbledhja e KLGJ në të cilën do të jetë në rend dite çështja “Dvorani” do të mbahet të enjten.

/Marrë nga Gazeta express/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit