Euro 2020: Anglezi hap fushatën dhe mbledh para për tifozen e vogël të Gjermanisë

Euro 2020: Anglezi hap fushatën dhe mbledh…

Një tifoz i futbollit nga Uellsi jugor po mbledh para për një vogëlushe gjermane  me të cilën në internet abuzuan , për të “treguar se jo të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar janë të tmerrshëm”.

Komentet u bënë nga tifozët e Anglisë në mediat sociale kur vajza e vogël u fotografua duke qarë në mes të turmës pasi Anglia mundi Gjermaninë në Euro2020.

Ish- lojtari i Anglisë, Gary Lineker shkroi në Twitter: “Absolutisht e neveritshme. Ksenofobi e sëmurë”.

Nismëtari Joel Hughes deri më tani ka mbledhur më shumë se 8,000 paund për një “trajtim të këndshëm” për vajzën e vogël.

Z. Hughes, nga Caerleon, Newport, tha se ai do të donte të kontaktonte me familjen e vajzës përfondet që ka mbledhur në JustGiving.

Biznesmeni 51-vjeçar i tha BBC-së: “Unë e pashë ndeshjen, ishte një ndeshje e mirë. Unë isha i vetëdijshëm për ca atmosferë negative, ju mund të dëgjoni budallallëqe dhe çfarëdo tjetër, por  nuk mendova më shumë për të “.

Por pasi pa “abuzimin e poshtër me imazhet e asaj vajze të vogël” në internet, z. Hughes tha se mendoi: “Unë duhet të merrem mirë tani me këta.”

Ne kemi një pakicë idiotësh, por të zhurmshme që po i hedhin poshtë  të mirat në Mbretërinë e Bashkuar dhe  po shkatërrojnë perceptimin tonë në skenën botërore,  po shkatërrojnë marrëdhëniet tona me miqtë dhe partnerët tanë në Evropë, “shtoi ai.

Image

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit