EURO 2020/ Nuk mund ta kishte imagjinuar as tifozi më i çmendur i Zvicrës, eliminoi Francën me penallti dhe do të përballet me Spanjën në çerekfinale

EURO 2020/ Nuk mund ta kishte imagjinuar…

Zvicra ka mposhtur Francën me anë të gjuajtjeve të 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë nuk mjaftoi që njëra dy skuadrat të dilte trimfuesë në fushën e blertë gjatë ndeshjës.

Surpriza e madhe erdhi nga Zvicra, e cila i dërgoi në shtëpi gjelat, pas një mbrëmjeje të çmendur dhe spektakolare, ku koha e rregullt përfundoi 3-3 dhe “ruleta ruse” e penalltive u buzëqeshi helvetëve.

Kilian Mbape ishte ai që gaboi nga pika e bardhë. Franca zhgënjen dhe kthehet në shtëpi, ndërsa Zvicra do të përballet me Spanjën, e cila po ashtu, në një ndeshje spektakolare fitoi në kohën shtesë ndaj Kroacisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit