
Përfaqësuesja e Kosovës do të pres në stadiumin “Fadil Vokrri” Izraelin, për ndeshjen e prapambetur të Euro2024. Kjo ndeshje u shty për shkak të konfliktit që nisi mes Izraelit dhe Palestinës, por si duket izraelitët nuk janë dorëzuar për të lënë fitoren në tavolinë.
Ekipi izrael mbërriti në Kosovë nën masat e rrepta të sigurisë. Rrethim dhe shoqërim i dedikuar për autobuzin e izraelitëve dhe hotelin ku do të qëndrojmë si dhe shërbime inteligjente, janë disa nga masat e marra paraprake. Madje për të vëzhguar lojtarët izraelit do të ketë snajperisti në stadium.
Mirëpo sërish izraelitët nuk ndihen të kënaqur. Stadiumi “Fadil Vokrri” duket se ka disa probleme me tapetin e barit dhe kjo pamje është cilësuar e turpshme dhe e tmerrshme nga izraelitët. Moti Pashkatsky, korrespondent i kanalit sportiv për Kosovën, ka shkruar një artikull duke postuar foto të stadiumit në Prishtinë duke treguar disa cepa ku bari duket disi i tharë.