
Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur jo në formën e duhur rrugëtimin në Euro2024. Teksa skuadra e drejtuar nga braziliani Silvinjo pret të përballet me Poloninë në orën 20:45, ekipi i Shpresave ka dështuar në një miqësore të zhvilluar me polakët. Të rinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kanë humbur në transfertë ndaj Polonisë me rezultatin 2-0.
Ekipi i 21-vjeçarëve kuq e zi nuk ka mundur të jetë dominant në fushë, duke u dorëzuar dy herë përballë polakëve. Sfida u zhbllokua në minutën e 11′ me Musiałouskin i cili kaloi në avantazh ekipin e tij. Ndërkohë goli i dytë edhi në minutat e fundit të takimit ku polakët vulosën fitoren në minutën e 81′.
Një fitore e të rinjve do të ndikonte jo pak edhe në karikimin e ekipit kombëtar, i cili synon kalimin e grupeve.