Euro2024/ Xhaka shënon gol në Serbi, mesfushori: Nuk është e lehtë të shkosh në Novi Sad

Euro2024/ Xhaka shënon gol në Serbi, mesfushori:…

Granit Xhaka ka qenë protagonist në fitoren e parë që Zvicra siguroi më 25 mars, teksa u luajt ndeshja për kualifikueset e Europianit. Në Novi Sad të Serbisë u luajt ndeshja e grupi I mes Bjellorusisë dhe Zvicrës. Takimi u mbyll me fitoren e thellë 0-5 për Zvicrën, ku një prej golave u shënua nga Xhaka.

Mesfushori shqiptar ka qenë në dyshime nëse do të udhëtonte drejt Novi Sad. Tensionet e krijua mes tij dhe tifozve serbë në të kaluarën, kanë bërë që Granit Xhaka të mendojë pjesëmarrjen në Serbi. Në një intervistë dhënë së fundmi për mediat zvicerane, ai tha se kurrë nuk i mungoi dëshira për të luajtur dhe për të festuar në fushë, ashtu siç edhe bëri.

Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua se doja të vija dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë” – tha mesfushori shqiptar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit