Eurobondi me vlerë 650 MLN € | Ministrja e Ekonomisë: Synojmë uljen e borxhit publik

Eurobondi me vlerë 650 MLN € |…

Afat shlyerje për një periudhë 10-vjeçare ka Eurobondi i ri me vlerë 650 MLN Euro i emetuar nga qeveria Rama. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj sqaroi për mediat se shuma e marrë do të përdoret për likujdimin e financimit të nevojave të qeverisë për vitin 2021 dhe 2022.

 “Shqipëria ka dalë për herë të 5 në tregjet ndërkombëtare, ky operacion u mbyll me sukses dje. Eurobondi u emetua me vlerën 650 milionë euro dhe afat maturimi 10-vjeçar. Kuponi i Eurobondit ishte 3.5%, ndërsa norma e interesit afatgjatë ishte 3.75%. Emetimi i Eurobondit ka rëndësi të madhe për likuidimin e financimit të nevojave të qeverisë për vitin 2021 dhe kryesisht për vitin 2022 dhe ka garanci të lartë për vendin tonë në tregjet ndërkombëtare. Do të përdoret për mbështetje buxhetore që lidhet me projekte madhore që qeveria ka, projekte të mëdha infrastrukturore, lidhet me nevojat për mbështetje të sektorëve kryesorë, shëndetësia, arsimi, bujqësia, pra për reformat madhore që qeveria ka”.

Brahimaj u shpreh ndër te tjera se borxhi nuk është i pëlqyeshëm për asnjë qeveri, por justifikohet me rritje të qëndrueshme ekonomike, ndërsa shtoi se qeveria shqiptare synon një rënie graduale të borxhit publik. “Borxhi nuk është i pëlqyeshëm për asnjë qeveri, por ka edhe elemente pozitive. I pari është se përkthehet në investime dhe rritje ekonomike,”-deklaroi ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit