Eurobondi/Shqipëria merr borxh 10 vjeçar me interes 3.75%

Eurobondi/Shqipëria merr borxh 10 vjeçar me interes…

Shqipëria arriti të sigurojë 650 milionë euro borxh me çmim kuponi 3.5 përqind dhe interes 3.75 për qind. MCN mëson se qeveria shqiptare ka përmbyllur në bursën e Londrës emetimin e Eurobondit me afat 10 vjeçar. Procesi eshte drejtuar nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ndersa keshilltaret qe asistuan qeverine ishin bankat JP, Morgan, Societe Generale, Intesa SanPaoloSipas të dhënave paraprake oferta e investitorëve për t’i dhënë borxh Shqipërisë ka qenë 1.2 miliardë euro ose 70 për qind mbi shumën e kërkuar.

Eurobondi është emetuar me kupon 3.5 për qind, ndërsa interesi efektiv ka rezultuar 3.75 për qind.Interesi I eurobondit të emetuar këtë të enjte është pak a shumë në të njëtat nivele me atë të eurobondit që u emetua një vit më parë. Në vitin 2020, qeveria shqiptare mori borxh me interes 3.62 për qind, por afati ishte 7 vjecar, ndërsa këtë vit afati i maturimit të eurobondit është 10 vjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit