Eurodeputetja greke i kërkon llogari Shqipërisë për afganët: Sa është numri i saktë, mund të preket minoriteti ynë…

Eurodeputetja greke i kërkon llogari Shqipërisë për…

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, është diskutuar ndër të tjera, për çështjen e strehimit të refugjatëve afganë edhe në vendin tonë.

Eurodeputetja e Demokracisë së Re dhe Partisë Popullore Evropiane, Anna Michel Asimakopoulou, ka thënë gjatë fjalës së saj, se Shqipëria është gati për pritjen e refugjatëve, duke shtuar se në vendin tonë janë ngritur të gjitha strukturat e posaçme.

Ajo ka deklaruar më tej, se nuk dihet ende kohëzgjatja dhe numri i saktë i refugjatëve afganë në Shqipëri, duke shtuar se ekziston mundësia i një fluksi të shtuar emigrantësh drejt Greqisë. Gjithashtu eurodeputetja ka kërkuar informacione në Parlamentin Evropian në lidhje me numrin e saktë të afganëve, si dhe ka ngritur pikëpyetje, nëse nga ky emigrim, qoftë i përkohshëm prek minoriteti grek në Shqipëri.

Kjo deklaratë duket mjaft e çuditshme, duke qenë se afganët po strehohen nga qeveria dhe nuk kanë ndonjë lidhje me asnjë minoritet që banon në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit