Europa “gozhdon” qeverinë Rama: Liria e medias problem për integrimin

Europa “gozhdon” qeverinë Rama: Liria e medias…

Komisioni Evropian ka publikuar Progres-raportin për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të rajonit.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për të hyrë në BE.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave na dëmton.

Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reformën në gjyqësor dhe luftën kundër krimit. Janë arritur rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Maqedonia ka bërë progres në reformat e vendosura nga BE, ka qenë e vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,kjo luftë duhet të vijojë”, tha Varhelyi.

Raporti thekson Shqipëria ka shënuar përparim të mirë në fushën gjyqësore teksa ka vazhduar zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse gjyqësore, theksohet në Raportin e Progresit.

Një prej arritjeve kryesore në gjyqësor konsiderohet emërimi i tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, që i ka mundësuar të ketë kuorumin prej gjashtë gjyqtarëve në mënyrë që të mbajë mbledhje.

Shqetësim problemet me lirinë e medias

Megjithatë, kritika ka sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit