Europa League/ Interi mposht Leverkusenin, kalon në gjysmëfinale edhe Manchester United

Europa League/ Interi mposht Leverkusenin, kalon në…

Interi fitoi 2-1 ditën e djeshme sfidën e Europa League ndaj Bayer Leverkusen.

Barella zhbllokoi takimin në minutën e 15-të, ndërkohë 6 minuta më vonë ishte Lukaku që shënoi të dytin për ekipin e Contes.

Ekipi gjerman ngushtoi diferencën e golave vetëm 3 minuta më vonë, me talentin Kai Havertz. Deri në fund nuk pati më ndryshim rezultati, dhe Interi ia doli të kalojë në fazan gjysmë finale të kompeticionit.

Zikaltrit presin fituesin e çiftit mes Shakhtar Donetsk dhe Basel.

Nga ana tjetër, u kualifikua dhe Manchester United. Ndeshja ndaj Copenhagen u mbyll në barazim pa gola për 90 minuta. Ndërkohë, në 30 minutat e shtesës, ishte Bruno Fernandes që shënoi me penalltie, dhe kaloi ekipin në fazën tjetër të turneut.

Ekipi i Solskjaer tani pret fituesin mes Wolves dhe Sevilla.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit