Europa me dorë të hekurt, mbi 24 mijë shqiptarë u përzunë drejt vendlindjes

Europa me dorë të hekurt, mbi 24…

Shqiptarët janë të padëshirueshëm në Europë. Jo ata të cilët janë me dokumentacion të rregullt apo kanë fituar një vizë pune, por ata të cilët hyjnë tranzitë për t’u marrë me punë të jashtëligjshme apo nuk kanë një bazë qendrimi. E në këto kushte shtetet e kontinentit kanë përzënë drejt vendlindjes më shumë se 24 mijë shqiptarë vitin e shkuar.

Konkretisht shtetasit shqiptarë, që u urdhëruan të ktheheshin nga vendet e Bashkimit Europian ishin 24395, shifër 8.05% më e lartë se ajo e vitit 2021, ku 22,470 shqiptarë u urdhëruan për t’u kthyer nga vendet e BE-së, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Vendet europiane me më shumë shtetas shqiptarë të kthyer ishin Franca.

Dyshohet se pjesa më e madhe e të kthyerve, afro 7105 persona, kishin destinacion Anglinë nëpërmjet kanalit të Lamanshit. Më tej vjen Greqia me 6540 shqiptarë të kthyer, Italia me 3370, Gjermania me 2700 dhe Belgjika me 1430 shqiptarë.

Shqiptarët po tentojnë të hyjnë ilegalisht në Europë për të siguruar një jetë më të mirë, por shtimi i masave të kontrollit në pikat depërtuese ka bërë që një pjesë e mirë e tyre të kapen dhe të kthehen mbrapsht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit