Europa në vështirësi, i duhet një dekadë të marrë veten

Europa në vështirësi, i duhet një dekadë…

Një deklaratë e fortë e kandidatit për president në SHBA Donald Trump, se do të mbështeste Rusinë nëse sulmon një vend anëtar të NATO-s që nuk shpenzon më shumë se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen ka ndezur “sirenat e alarmit” në Europë.

Të gjendur përballë këtij paralajmërimi të fortë, shumë shtete të Unionit, kanë nisur të investojnë më shumë në armatim.

Gjermania aktualisht ka nisur punimet për ndërtimin e fabrikës më të madhe të prodhimit të armëve. Shefi i firmës më të madhe gjermane të mbrojtjes, Rheinmetall tha se Gjermania do të investojë më shumë se 300 milion dollarë në objektin e ri dhe pritet që të prodhojë 200,000 predha artilerie në vit, raporton BBC.

Por ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius ka thënë se Europës do ti duhet një deladë që të rimarrë veten dhe të forcohet ushtarakisht për të qenë gati që të përballen me një agresor të fuqishëm siç është Rusia.  Ai tha se një sasi e madhe e municioneve evropiane u dërgua në Ukrainë, duke lënë pak për rezervat evropiane.

Ne jemi mirë në tre, katër vjet, por për të qenë vërtet të përgatitur, na duhen 10 vjet. Ne duhet të prodhojmë 1.5 milionë fishekë në Evropë.

Për sa kohë që kemi luftë, ne duhet të ndihmojmë Ukrainën, por më vonë do të na duhen të paktën pesë vjet dhe 10 vjet për të mbushur realisht stoqet e municioneve”, tha ministri i Mbrojtjes.

Vendet anëtare të NATO-s, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, bien dakord që nëse njëri prej tyre sulmohet, të gjitha vendet e tjera duhet ta ndihmojnë atë, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit