Europa Nostra vlerëson betejën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Europa Nostra vlerëson betejën për mbrojtjen e…

Nje dite pas shembjes se Teatrit Kombetar, Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ka marre nje mesazh nga organizata me e rendesishme e Trashegimise ne Bashkimin Europian.

Mesazhi mban firmen e sekretares se Përgjithshme te Europa Nostra, Zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic.

Duke i vleresuar per betejen heroike, ajo thekson se “Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”.

Me tej shkruaj: Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Mesazhi

Të dashur Miq,

Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.

Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,

Sneška

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit