Europa përgjon qytetarët, të drejtat demokratike janë në rrezik

Europa përgjon qytetarët, të drejtat demokratike janë…

Së fundmi nga një raport paraprak i Parlamentit të BE, është zbuluar se shumë vende anëtare përdoren software spiunazhi, që shpërdorohen politikisht.

Në bazë të raportit të drejtat demokratike në BE janë në rrezik.

Kur Elona Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëherë që shërbimi i SHBA-së i lajmeve të shkurtra, Twitter, t’i përmbahet rregullave të Bashkimit Europian. Por, kur qeveritë europiane shpërdorojnë softwaret e spiunazhit, institucionet e Brukselit nuk interesohen fare, kritikon raportuesja e të ashtuquajturit Komiteti Pega të Parlamentit Europian, deputetja europiane nga Holanda, Sophie in ‘t Veld. Ndërkohë që të drejtat demokratike rrezikohen seriozisht, kur shumë vende anëtare të BE-së përdorin pa kontroll  Pegasuas-in dhe software të tjera të ngjashme dhe përgjojnë kritikët e qeverisë, gazetarët dhe opozitarët nën mburojën e sigurisë kombëtare. 

Softwaret e spiunazhit janë aferë europiane

“Shpërdorimi është aferë e gjithë Europës,” thuhet në raportin e papërfunduar të Komisionit hetimor, të prezantuar ditën e martë (08.11) nga Sophie in ‘t Veld.

“Vendet anëtare kanë përdorur software përgjimi kundër qytetarëve të tyre, për arsye politike si dhe për të fshehur korrupsionin dhe aktivitetet kriminele.” Meqenëse asnjë nga autoritetet kombëtare nuk ka qenë i gatshëm t’i japë Parlamentit të BE-së informacione konkrete, raporti bazohet vetëm në burime të hapura për publikun.

Mund të thuhet se të gjitha vendet europiane kanë blerë software spiunazhi dhe disa prej tyre kanë bërë me to edhe tregti përfituese.

“Qipro dhe Bullgaria janë kthyer në qendrat e eksportit, Irlanda ofron software për të rregulluar taksat. Kurse Luksemburgu është qendra financiare për shumë lojtarë nga vendet prodhuese.”

I ashtuquajturi Wiretapper’s Ball, një mbrëmje vallëzimi që organizohet çdo vit nga kjo industri, zhvillohet në Pragë kurse Malta vlerësohet nga protagonistët si vend i preferuar qëndrimi. Shembulli më i njohur është firma izraelite NSO, e cila prodhon softwar-in e spiunazhit Pegasus, një software që shkaktoi skandal politik në Greqi.

Sipërmarrja ka filiale në Qipro dhe Bullgari dhe i ka kryer aktivitetet financiare nëpërmjet Luksemburgut. Ajo ka përfituar nga tregu i brendshëm dhe liria e lëvizjes brenda BE-së. Shitja e software-ve bëhet me qëllim në mënyrë jo trasparente.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit