Europa ul çmimet e banesave, Shqipëria i rrit dhe paguan CASH, çfarë nuk shkon?

Europa ul çmimet e banesave, Shqipëria i…

Në vendet e Eurpës çmimet për blerjen e banesave kanë rënë për herë të pare pas një dekade. Të dhënat e Eurostat tregojnë se çmimet e pronave rezidenciale, ranë 0.3 % në BE në vitin 2023 dhe 1.1 % në Eurozonë.

Çmimet e banesave arritën kulmin në tremujorin e tretë të 2022.

Tregu i banesave në Gjermani, ishte një nga më të goditurit, me rënie 8.4 % në bazë vjetore, i dyti vetëm pas Luksemburgut, me rënie 9.1 %. Ai u pasua nga Finlanda, me 5.6 % dhe Suedia me 5.3 %.

Megjithatë, çmimet u rritën në disa vende, duke përfshirë Kroacinë, Bullgarinë, Lituaninë, Poloninë dhe Portugalinë, ku u rritën midis 8 dhe 12 %.

Disa vende, si Italia apo Finlanda  kanë çmime të banesave në nivele të ngjashme, me ato të një dekade më parë.

Që kur banka qendrore filloi të rrisë normën e saj standarde të depozitave për të arritur një nivel rekord prej 4 për qind vitin e kaluar, çmimet e banesave në eurozonë kanë rënë vetëm 2.9 për qind.

Po çmimet e banesave në Shqipëri?

Banka e Shqipërisë evidenton se në 6-mujorin e parë të vitit 2023 çmimet u rritën me 11%.

Çmimet e banesave aktualisht kanë nivelin më të lartë historik, një rritje e paparashikuar që pas vitit 2018. Kjo sepse ne, shqiptarët, kemi lek dhe euro për blerje pronash, madje mund t’i paguajmë edhe CASH.

60% e pronave të blera vitin e kaluar, janë paguar pa kredi bankare, pra blerësi nuk ka nevojë të marrë kredi për sa kohe lulëzon pastrimi i parave nga bota e krimit, pse jo edhe i parave që vijnë nga korrupsioni, fenomen ky i përhapur në vendin tonë.

Edhe pse çmimet rriten ndërtimet vazhdojnë në të gjithë Shqipërinë gjatë vitit të kaluar janë dhënë 1300 leje ndërtimi, ku përqendrimi më i madh është në Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit