Euroskeptikët kërkojnë referendum për adoptimin e euros

Euroskeptikët kërkojnë referendum për adoptimin e euros

Euroskeptikët e Kroacisë kërkojnë referendum për të adoptuar euron si mondedhë në ven.

Partia konservatore  e Kroacisë është ajo që e ka ndërmarrë këtë nismë.

Partia euroskeptike, e cila ka katër deputetë në Parlamentin me 151 vende, dhe disa aleatë të vegjël të krahut të djathtë, duhet të grumbullojë nënshkrime miratuese nga 10% e elektoratit, ose rreth 370,000 njerëz. Ata do të krijojnë rreth 250 qendra në të gjithë vendin, në përpjekje për ta arritur këtë. 

Qeveria e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviç, po punon për të arritur miratimin e Euros nga fillimi i vitit 2023 dhe shpreson të marrë miratimin nga Eurozona në gjysmën e parë të vitit 2022. 

Plenkoviç thotë se adoptimi i euros do të largonte rrezikun e monedhës, do të reduktonte normat e interesit, do të përmirësonte vlerësimin e kredisë së vendit dhe do të hapte rrugën për më shumë investime në një ekonomi të dominuar nga turizmi. 

Euroskeptikët thonë se ekonomia është shumë e dobët dhe jokonkurruese për të qenë gati të adoptojë euron dhe një gjë e tillë do të shkaktonte rritje çmimesh. 

Sipas një sondazhi të opinionit publik në korrik, pak më shumë se 60% e votuesve favorizojnë miratimin e monedhës së përbashkët, e cila përdoret nga 19 nga 27 anëtarët e BE-së.  Qeveria thotë se një referendum nuk është i nevojshëm, duke argumentuar se kroatët e kanë pranuar tashmë një monedhë të përbashkët kur votuan në një referendum për t’u bashkuar me BE-në gati një dekadë më parë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit