Evakuimi i shqiptarëve nga Izraeli: Ministri Hasani njofton largimin e katër qytetarëve të tjerë

Evakuimi i shqiptarëve nga Izraeli: Ministri Hasani…

Katër qytetarë shqiptarë janë larguar nga Izraeli përmes ndihmës së Jordanisë dhe Egjiptit, konfirmon ministri Igli Hasani, duke falënderuar autoritetet rajonale për bashkëpunimin me ambasadat shqiptare

Katër shtetas shqiptarë janë evakuuar me sukses nga territori i Izraelit, për shkak të tensioneve të vazhdueshme midis këtij shteti dhe Iranit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, përmes një deklarate publike në rrjetet zyrtare.

Sipas Hasanit, evakuimi është kryer në dy drejtime të ndryshme: dy qytetarë janë larguar përmes Jordanisë, ndërsa dy të tjerët kanë kaluar kufirin drejt Egjiptit. Këto operacione janë kryer nën koordinim të plotë diplomatik dhe në bashkëpunim të ngushtë me vendet pritëse.

Ministri ka shprehur mirënjohje për autoritetet izraelite, si dhe për institucionet zyrtare të Jordanisë dhe Egjiptit, të cilat kanë ndihmuar në menaxhimin e situatës në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Një falënderim i veçantë është adresuar edhe ndaj ambasadës austriake në Tel Aviv, e cila ka ndihmuar në koordinimin e procesit përmes një komunikimi të vazhdueshëm me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.

“Falenderojmë autoritetet izraelite, jordaneze, egjiptiane dhe ambasadën austriake në Tel Avivi për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare nëq Tel Aviv dhe Kajro.”, shkruan ministri.

Hasani theksoi se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të jetë në kontakt të përhershëm me qytetarët shqiptarë që ndodhen në rajon, për të garantuar sigurinë e tyre në çdo moment.

Evakuimi i fundit vjen në vazhdën e masave të ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të garantuar shpëtimin dhe kthimin e bashkëqytetarëve nga zonat me risk të lartë.

Ministria shqiptare njoftoi se është aktive në monitorimin e situatës dhe se çdo qytetar në nevojë mund të kontaktojë përmes numrave të emergjencës të publikuar në kanalet zyrtare.

Autoritetet shqiptare kanë vendosur në gatishmëri ekipet konsullore në ambasadat përkatëse për të përballuar çdo zhvillim të mundshëm në terren.

Ky është një tjetër hap konkret në mbrojtje të shtetasve shqiptarë që ndodhen në rajonet e tensionuara për shkak të përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit