Everton i shtyn festën e titullit Liverpool

Everton i shtyn festën e titullit Liverpool

Java e 30 e Premier League ka treguar se për Liverpool duhet ende kohë të shpallet kampion, pas barazimit pa gola në derbin me Everton. Konfirmimin për formën e mirë e ka dhënë Chelsea, që rrezikoi në shtëpinë e Aston Villa, por pastaj përmbysi gjithcka me një 2-1 që konsolidon vendin e katërt në klasifikim. Në ndeshjen tjetër, 3-0 i Newcastle ndaj Sheffield United.

EVERTON-LIVERPOOL 0-0
Përfundoi pa gola e me pak emocione derbi i Merseyside numër 236 mes Reds e Toffees. Një rezultat që vetëm në rastë të rralla, të përqendruara në fund, është vënë në diskutim e që vjen pas 90 minutash zhgënjyese në krahasim me pritshmëritë. Pavarësisht barazimit, Liverpool është i sigurtë në krye të klasifikimit, duke i cuar në 23 pikët e avantazhit ndaj Manchester City, i impenjuar të hënën kundër Burnley. Mbetet në mesin e renditjes Everton, që barazohet me Newcastle në kuotën e 38 pikëve, -6 nga zona Europiane.

ASTON VILLA-CHELSEA 1-2
Chelsea rifillon, pas ndalesës së gjatë, me tre pikë të rëndësishme në luftën për Champions, të cilat i mori falë një përmbysje që konfirmoi personalitetin e Blues. Londinezët diktuan një ritëm të lartë që në fillim, duke tentuar në të paktën tre raste portën e Nyland: Mount në të 21’, Kovacic në të 32’ me topin që gati i shpëtoi nga duart portierit e kohën vonesë të Loftus-Cheek në të 39’. Vetëm se në avantazh shkoi skuadra e Dean Smith, dy minuta para se skuadrat të zbrisnin në dhomat e zhveshjes. Lampard provoi të ndryshonte letrat në tavolinë me Barkley e Pulisic. Lëvizja është e duhura dhe në të 60’, kur pikërisht amerikani shfrytëzoi krosimin e Azpilicueta duke firmosur barazimin. Dy minuta më pas Blues kompletuan përmbysjen: këtë herë është Giroud që e dërgoi topin në rrjetë i ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i Hourihane. Fitorja i ka lejuar Chelsea të mbajë vendin e katërt me 51 pikë, +5 nga Manchester United e Wolverhampton.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit