Evis Kushi shkon t'i bëjë fushatë elektorale në Durrës Emiriana Sakos me paratë e BE-së

Evis Kushi shkon t’i bëjë fushatë elektorale…

Festa e mësuesit duhet të ishte një ditë reflektimi për Ministrinë e Arsimit, që ende nuk po arrinë të plotësojë dot kuotat me arsimtarë në vend. Mirëpo Evis Kushi nuk shqetësohet shumë se shkollat janë pa mësuesë e se në universitete të aktë janë studentët që kanë zgjedhur për mësuesinë, por nxiton të bëjë fushatë elektorale në Durrës. Me rastin e “7 marsit”, ditës dedikuar mësuesit, ministrja ja dedikoi kryebashkiakes Emiriana Sako.

Kryebashkiakia dhe ministrja kanë prezantuar një shkollë të mesme në Sukth. Shkolla “Dhosi Liperi” është një shkollë e re e ndërtuar me financim të Bashkimit Europian, nga programi EU4Schools. Ndonëse nuk u ndërtua nga bashkia e Durrësit apo fondet e Ministrisë, sërish zyrtaret e larta nuk ezituan të merrnin merita elektorale për këtë godinë arsimore.

Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndalon zyrtarët e lartë politikë të dalin mediatikisht për prerjen e shiritave, si në këtë rast të shkollës së re, apo të përdorin punët publike si “premtime të mbajtura” 4 muaj përpara zgjdhjeve, Sako dhe Kushi nuk kanë humbur asnjë mundësi. Në këtë shkollë të mesme janë 300 nxënësë, ku një pjesë e tyre do të jenë votusë të rinjë në zgjedhjet bashkiake.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit