Evolucioni i sëmundjes... A do të bëhet më i 'egër' koronavirusi gjatë dimrit?

Evolucioni i sëmundjes… A do të bëhet…

Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë nëse në vjeshtë bota duhet të mbyllet ose të goditet nga një “valë e dytë” e pandemisë së koronavirusit.

Këtë teori nuk e hedhin optimistët dhe ata që e konsiderojnë pandeminë si një farsë, por vetë shkencëtarët më të shquar që po punojnë mbi këtë virus.

Shkencëtarët thonë se, është e pamundur që të thuhet nëse pandemia e koronavirusit, do të bëhet më keq gjatë këtij dimri.

Sipas “Daily Mail”, ekziston frika e një vale të dytë kur moti të nisë të ftohet.

Qeveria britanike është paralajmëruar se, një izolim total i dytë mund të jetë i nevojshëm për të kontrolluar virusin gjatë dimrit.

Shumë shkencëtarë kanë paralajmëruar se virusi do bëhet më i rrezikshëm kur moti të jetë i ftohtë dhe njerëzit të kalojnë më shumë kohë brenda.

Të dhënat e mbledhura deri tani nga Universiteti i Oksfordit, thonë se, akoma nuk mund të thuhet me saktësi një gjë e tillë.

Kjo, pasi virusi vazhdon të jetë sërish i mbuluar me mister dhe shkenca ka vetëm gjashtë muaj që e ka njohur.

Ata argumentojnë se, edhe vendet e nxehta janë goditur rëndë nga virusi, duke sugjeruar se ai nuk po dobësohet shumë gjatë vapës, siç u pretendua.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit