Exit Pollet: Sukses për shqiptarët, me 4 deputetë në parlamentin serb

Exit Pollet: Sukses për shqiptarët, me 4…

Janë mbyllur zgjedhjet në Serbi. Më shumë se 6,5 milion banorë kishin të drejtën të votonin për të zgjedhur 250 deputetët e ri të parlamentit serb, 120 anëtarët e Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe udhëheqjet lokale.

Rezultati i këtyre votime është i pritshëm, pasi Partia Progresiste Serbe në pushtet (SNS) e Presidentit Aleksandër Vuçiç ka dominuar në sondazhe.

Mediat në Serbi raportojnë se, kualicioni Alternativa Demokratike Shqiptare, e formuar nga 5 parti politike nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, kanë fituar 4 vende në Kuvend, sipas Exit Poll-eve.

Nëse Exit Pollet dain të sakta, rezultati mund të konsiderohet një sukses për partitë shqiptare në raport me pritshmëritë, duke qenë se Alternativa Demokratike Shqiptare synonte të merrte 3 karrige në Kuvendin e ri.

Deri në këto votime, shqiptarët janë përfaqësuar vetëm me një deputet në parlamentin serb, i Partisë për Veprim Demokratik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit