“Express”: Vizitoni Dhërmiun dhe plazhet spektakolare

“Express”: Vizitoni Dhërmiun dhe plazhet spektakolare

Mediat botërore kanë kthyer sytë nga Shqipëria duke e sugjeruar atë si vendin me pasuri të rralla natyrore ku mund të kalohen pushime të bukura por edhe më çmime të aryeshme për të huajt.


Ditën e sotme e përditshmja britanike “Express”, ka zgjedhur të shkruajë për fshatin bregdetar, Dhërmiun. Jo vetëm si një destinacion i bukur veror për të pushuar, por edhe si një vend ku mund të pushohet lirë.
Në artikull flitet për hotelet e Dhërmiut, mund të akomodoheni vetëm për 50 Paund nata në Korrik, atëherë edhe kur piku i sezonit ka hyrë.


Sipas Esther Marshall, ofron plazhe spektakolare, por edhe ambiente argëtuese për të gjithë ata që duan edhe jetën e natës.

Sipas saj, turistët britanikë që janë në kërkim të vendeve të lira për të pushuar, duhet të konsiderojnë Shqipërinë si destinacion të kësaj vere. Shpella e Pirateve është një nga atraksionet kryesore të Dhërmiut, e cila mund të eksplorohet me varkë, por edhe vetë fshati është një vend i mrekullueshëm për të shëtitur, ndërsa në sugjerim listohet edhe Gjipeja e cila eshte ideale për ata që janë në kërkim të turizmit të aventurës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit