"F--k you Biden"/ Mijëra qytetarë thirrje presidentit: Reago për Palestinën

“F–k you Biden”/ Mijëra qytetarë thirrje presidentit:…

Qëndrimet e njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikë ndaj luftës midis Izraelit dhe Palestinës kanë zemëruar mijëra qytetarë. Presidenti Biden ka mbështetur vazhdimisht Izraelin në ofensivën e tij për spastrimin e Gazës, duke refuzuar të negociojë edhe për një armëpushim të përkohshëm. Koridoret humanitare të krijuara për lëvizjen e civilëve të pafajshëm janë bllokuar, përshkak se Izraeli vijon bombardimet intensive. OKB kërkoi që mes dy vendeve të ketë një armëpushim, mirëpo Biden kundërshtoi duke thënë se kjo gjë do të dobësonte Izraelin.

Protestuesit u shprehën kundër kësaj deklarate të Biden, duke nisur tubimet e tyre përpara Shtëpisë së Bardhë. Me thirrjet “Allahu Ekber” dhe “F–k you Biden” protestuesit bllokuan trafikun për disa orë dhe lyen me bojë të kuqe muret e portës hyrëse të Shtëpisë së Bardhë. Sipas tyre, Izraeli nuk po lufton me terroristë, por jetë të pafajshme të pambrojtura.

“Biden, Biden nuk mund të fshihesh! Ne ju akuzojmë për gjenocid. Izraeli nuk ka të drejtë të ekzistojë si shtet racist” – thanë protestuesit.

Më shumë se 9500 palestinezë janë vrarë në më pak se një muaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit