Fabio Dushku flet nga burgu për Kozakun: Nuk ishte rrëmbim, shokët e mi i dhanë thjesht një "mësim"

Fabio Dushku flet nga burgu për Kozakun:…

I burgosi përjetë Fabio Dushku, në një intervistë telefonikë në studion e një emisioni televiziv, dha versionin e tij për rrëmbimin e Kozak Braçit, një personazh i njohur në Instagram.

Sipas Dushkut, nuk kemi të bëjmë me një rrëmbim, por ky ishte thjesht një ‘leksion’ sipas tij për Kozakun, për të cilin ai thotë se dikur kanë qenë miq, por ai e kishte tepruar prej kohësh me deklarata nëpër rrjetet sociale.

Dushku, i kërkoi falje edhe nënës së Kozakut, për rastin në fjalë: “Me Kozakun, njerëzit e tij, kemi pas marrëdhënie të mira, më vjen keq për familjen e tij, nënës së tij i kërkoj falje, por Kozaku tejkaloi çdo limit njerëzor, unë jam në burg tani, ai merret me Instagram me gjëra, me rrjetet sociale degjenerohen kot, shahen, ky është shembull shumë i keq, i kanë trejkaluar sumë gjërat. Kozaku e nisi si me shaka, po i tejkaloi gjërat, e coi ku s’mbante më ujë pilafi, pastaj gjithë fisi im u ngrit, po u thashë lërë se do e zgjidhim”- tha Fabio Dushku.

Gazetari: Rrëmbimin e nxite ti?

Dushku: Po ça rrëmbimi, aman, Kozakun thjesht e futën në makinë dhe i futën 5 shpulla, në një lagje tjetër, që të mos shkonte ndonjë nga fisi dhe ta vriste i dhanë një mësim ca shokë.

Dhe ajo u bë gabimisht publike, se shokët e mi duke parë ato çfarë ka bërë ai, nga adrenalina u futën live. Unë tani nuk jam shok me atë, po njerëzit i tij i kam miq kemi ngrënë në një pjat në burg. Rrjete sociale une s’kam se jam në burg, i përdor vëllai im. Nuk tregohen dhëmbët në internet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit