
Fabjola, një piktore nga Tirana, i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një gjest të veçantë, duke shprehur dëshirën të dhurojë një nga veprat e saj artistike, e cila trajton temën e kancerit të gjirit.
Piktura ishte realizuar fillimisht me porosi për një kliente, e cila më pas nuk është përgjigjur. Por Fabjola nuk dëshiron që kjo vepër të mbetet pa kuptim. Ajo shpreh dëshirën që t’ia dhurojë një gruaje që ka kaluar dhe fituar betejën me këtë sëmundje, si një simbol shprese dhe force.
“Pershendetje! Une jam Fabjola, kemi komunikuar dhe here tjeter bashke, kur postuat profilin tim. Ju shkruaj sepse dua te dhuroj nje pikture. Piktura ka si tematike kancerin e gjirit. Ne fakt e realizova per nje kliente, qe nuk u be e gjalle. Ndaj mendova ta dhuroj tek ndonje grua qe e ka mposhtur sëmundjen.”, shkruan ajo.