Fabrika e Helmit/ Avokati Altin Goxhaj demaskon Veliajn si mashtrues: Si gënjeu Bashkia në gjykatë

Fabrika e Helmit/ Avokati Altin Goxhaj demaskon…

Avokati Altin Goxhaj ka zbuluar se si mashtroi përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës në seancën e sotmen në Gjykatën Administrative, lidhur me fabrikën e bitumit, të quajtur dhe ‘fabrika e helmit’.

Prej rreth dy vitesh, banorët e Pezë-Helmesit në periferi të Tiranës, kanë protestuar për heqjen e fabrikës për shkak të ndotjes që ajo krijonte dhe ndikimit negativ në shëndetin e tyre. Disa ditë më parë, fabrika u zhvendos pasi gjykata vendosi pezullimin e aktivitetit të biznesit, që sipas banorëve, është në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Këtë të enjte, u zhvillua seanca e radhës. Avokati Altin Goxhaj, që përfaqëson në këtë çështje banorët, ka treguar çfarë ka ndodhur. Në një deklaratë për gazetarët pas seancës, Goxhaj tha se në gjyq, paraqiti prova që vërtetojnë se fabrika është zhvendosur. Gjykatësi, shtoi Goxhaj, pyeti përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë: A e keni hequr impiantin?

-Ai tha ‘nuk di gjë’, tregoi Goxhaj, i cili shtoi se më pas gjyqtari u shpreh se do ti dërgonte kërkesë zyrtare Bashkisë për ta pyetur për këtë gjë, ndërsa vendosi shtyrjen e seancës për në 16 Korrik.

Avokati u shpreh se përfaqësuesi i Bashkisë e di shumë mirë që fabrika është zhvendosur.

Deklarata

‘Edhe gënjeshtra vetë do të ndihej e turpëruar e turpëruar kur të kishte përballë Veliajn. Sepse ai është nona dhe baba e gënjeshtrës, gjyshi dhe gjyshja e saj’, tha avokati.

‘Sot ishte gjyqi i banorëve të Pezë Helmës kundër Bashkisë Tiranë për impiantin e helmit ku ne paraqitëm me video argumentat dhe provat për falsifikimin e listave fallco për seancën e konsultimit publik me banorët gjoja 2 vjet më parë dhe provat video dhe fotot se impianti ishte çmontuar dhe hequr natën nga Bashkia he ishte zhvendosur në Krrabë.

Por gjykatësi shtyu gjyqin për në 16 Korrik pasi u skandalizua përballë rrenës së përfaqësuesve të Bashkisë së Lali Plehut se “Bashkia nuk dinte gjë që e ka hequr impiantin e saj të asfaltit dhe që e paska zhvendosur në Krrabë” u detyrua ti drejtohet zyrtarisht Erion Veliajt me pyetjen:

‘A e keni hequr apo se kemi hequr dhe kush e ka hequr impiantin e asfaltit nga Peyë Helmësi’?

Këta rrejnë sy për sy dhe janë aq gënjeshtrë sa gënjeshtra do të ndihej e turpëruar para tyre, sepse këta janë nona dhe baba e gënjeshtrës, janë gjyshi dhe gjyshja e saj! Të rresh sy për sy para provave, foto dhe video që tregojnë se si u hoq dhe si ka përfunduar bosh terreni ku ishte impianti dhe të thuash që s’di gjë këtë veç një gënjeshtrar ordiner si Veliaj mund ta bëjë! Gjithësesi ne e zbythëm Veliaj dhe e detyruam ta hiqte impiantin e helmit dhe tani presim Vendimin e Gjyqit që ti japë formën ligjore fitores’, shprehet avokati. /Gazetaatdheu.com/

 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit