Facebook gjobitet me 1.2 miliardë euro për keqpërdorimin e të dhënave

Facebook gjobitet me 1.2 miliardë euro për…

Pronari i Facebook-ut, Meta, është gjobitur me 1.2 miliardë euro për keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve gjatë transferimit të tyre midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Gjoba është vendosur nga Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave, dhe mbanë rekord si gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë nga ky institucion.

Rregullat e GDPR kërkojnë që kompanitë të presin aprovimin e njerëzve  e njerëzve përpara se të përdorin të dhënat e tyre personale.  Meta thotë se do të apelojë vendimin “të pajustifikuar dhe të panevojshëm”. Duke pretenduar se kjo gjobë është e padrejtë. Presidenti i Facebook, Nick Clegg tha se ndihet i zhgënjyer nga ky vendim.

 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit