Facebook jashtë funksionit për mijëra përdorues

Facebook jashtë funksionit për mijëra përdorues

Mijëra përdorues në mbarë botën kanë raportuar probleme me aksesin në rrjetin social Facebook, duke ngritur shqetësime për një ndërprerje të mundshme të shërbimit. Sipas të dhënave nga faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector, janë regjistruar mbi 11,000 raportime që lidhen me vështirësi në përdorimin e platformës.

Më shumë se 60 për qind e ankesave kanë të bëjnë me funksionimin e faqes së internetit të Facebook, ndërsa rreth 16 për qind e përdoruesve kanë hasur probleme me logimin në llogaritë e tyre. Raportime për vështirësi janë bërë edhe nga Shqipëria, ku përdoruesit kanë shprehur pamundësi për të aksesuar apo rifreskuar përmbajtjen.

Sipas raportimeve, problemet më të theksuara janë shfaqur në versionin desktop të platformës, ku përdoruesit nuk mund të postojnë, ndajnë ose shikojnë përmbajtje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit