Facebook jep njoftimin, çfarë ndryshon në profilet e përdoruesve

Facebook jep njoftimin, çfarë ndryshon në profilet…

Facebook po heq disa fusha që përmbajnë informacione të profilit, duke përfshirë pikëpamjet fetare dhe politike.

Platforma ka njoftuar se do të heqë katër fusha informacioni nga profili duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Ndryshimet kanë të bejnë me pikëpamjet fetare, pikëpamjet politike, adresat dhe fushën “të interesuarit”, e cila tregon orientimin seksual të përdoruesit. Ndryshimi do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

“Si pjesë e përpjekjeve tona për ta bërë më të lehtë navigimin dhe përdorimin e Facebook, ne po heqim disa fusha të profilit: të interesuarit, pikëpamjet fetare, pikëpamjet politike dhe adresat.

Ne po u dërgojmë njoftime personave që kanë plotësuar këto fusha, duke i njoftuar se do të hiqen”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit