Facebook ndryshon emrin, nga sot do të quhet “Meta”

Facebook ndryshon emrin, nga sot do të…

Kompania ndërkombëtare e teknologjisë Facebook me bazë në Kaliforni ka ndryshuar emrin e saj në “Meta”. Deklarata është bërë nga Drejtori Ekzekutiv dhe njëherësh themeluesi i saj Mark Zuckerberg gjatë aktivitetit të përvitshëm Connect ku prezantohen pajisjet Oculus dhe syzet tredimensionale.

Megjithatë, ndryshimi i emrin nuk prek rrjetin social i cili do të vijojë të quhet Facebook. As WhatsApp e Instagram nuk do te marrin nje emertim te ri.

Gjatë deklaratës së tij , Zuckerberg tha se ky rebrand-im vjen pasi gama e produkteve dhe shërbimeve që kompania ofron tejkalon atë të rrjetit social ndërsa shtoi se emri i ri Meta përshtatet më së miri me objektivin e kompanisë për zhvillimin drejt një bote virtuale komunikimi, argëtimi, biznesi dhe lojërash.

Megjithatë, mediat ndërkombëtare pohojnë se kjo lëvizje e Zuckerberg vjen për të tërhequr vëmendjen nga i ashtuquajturi “Facebook papers”, pas rrjedhjes së një sërë dokumentesh nga rrjeti social.

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit