Facebook paralajmëron: Këto aplikacione mund t’iu vjedhin fjalëkalimet

Facebook paralajmëron: Këto aplikacione mund t’iu vjedhin…

Gjigandi i teknologjisë Meta ka njoftuar një milion përdorues të Facebook se emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e tyre mund të jenë vjedhur pasi kanë shkarkuar një nga mbi 400 aplikacione për smartphone Android dhe iOS.

Aplikacionet u zbuluan në Google Play Store dhe App Store të Apple gjatë vitit të kaluar, duke u paraqitur si lloje të njohura softuerësh.

Sipas Metës, katër në 10 prej aplikacioneve rezultuan si redaktues fotografish, ndërsa të tjerët rezultuan si lojëra, VPN, gjurmues shëndetësor, aplikacione biznesi, përmirësues elektrik dore dhe shërbime të tjera për të mashtruar përdoruesit për t’i shkarkuar ato.

Përdoruesve që shkarkonin aplikacionet iu kërkua të identifikoheshin me llogarinë e tyre në Facebook përpara se të përdornin veçoritë që u ishin premtuar – dhe nëse përdoruesi fuste emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, ai ua dorëzonte kredencialet sulmuesve.

Shumë prej aplikacioneve ishin të padobishme dhe nuk ofronin funksionet që reklamonin – sepse sapo përdoruesi jepte kredencialet e tij, sulmuesit kishin marrë tashmë atë që dëshironin: fjalëkalimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit