Facebook u vjen në ndihmë përdoruesve/ Në bashkëpunimin me universitetin Amerikan nisin studimin e rëndësishëm

Facebook u vjen në ndihmë përdoruesve/ Në…

Këtë mëngjes në rrjetin tonë social është shfaqur një pyetje nga “Facebook’’, për plotësimin e një ankete e cila të çon në gjurmimin e rasteve të Covid-19. Kështu, rrjeti ‘’Facebook’’, në bashkëpunim me universitetin Maryland-it në Amerikë do i përdorin përgjigjet tona, për të parë se si po përhapet pandemia dhe se si nëpërmjet përgjigjeve mund të gjurmohen rastet.

Kjo anketë kryhet nga universiteti UMD dhe do të largohesh nga Facebook për plotësimin e saj. Do të duhen rreth 3-5 minuta kohë. Facebook nuk do të ndajë me universitetin UMD informacione se kush je ti. Ne do të ndajmë një numër identifikues të rastësishëm dhe një numër të vetëm statistikor që nuk të identifikon ty për t’i ndihmuar ata të matin si duhet pjesëmarrjen. Përgjigjet e tua në anketë do të përdoren nga universiteti UMD për qëllime kërkimore për COVID-19. Universiteti UMD nuk do t ‘i ndajë përgjigjet e tua të anketës me Facebook, por do të na njoftojnë për plotësimet e saj”, sqaron ‘FB’/

Studimi 

“Kjo anketë fakultative është pjesë e një studimi kërkimor të udhëhequr nga Universiteti i Maryland-it. Qëllimi i këtij kërkimi është të sigurojë një njohje më të mirë për publikun se ku dhe si po përhapet pandemia e koronavirusit. Të dhënat e tua personale do të përpunohen vetëm për qëllimin e këtij kërkimi. Edhe nëse ndjehesh mirë, pjesëmarrja jote do ta ndihmojë shumë kërkimin tonë. Për plotësimin e kësaj ankete do të duhen 3-5 minuta.

Ky studim nuk kryhet nga Facebook dhe asnjë prej përgjigjeve të veçanta nuk do të ndahet përsëri me Facebook. Informacionet e vetme që marrim nga Facebook janë një numër identifikimi unik dhe një numër statistikor (bazuar te mosha, gjinia dhe vendndodhja, si dhe informacione të tjera nga të dhënat e tua të Facebook) për të ndihmuar në korrigjimin e ndikimit të kampionit dhe për të ndihmuar që rezultatet janë përfaqësuese për shtetin tënd.

Për të siguruar që nuk mund të të identifikojmë dhe për të ruajtur konfidencialitetin e përgjigjeve të tua, ne nuk marrim emrin tënd dhe të dhëna të tjera personale nga ty.

Rezultatet e publikuara do të jenë të përmbledhura dhe nuk do të të identifikojnë ty në mënyrë individuale ose përgjigjet e tua”, shkruan rrjeti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit