"Fake news" me shëndetin e Erdogan, procedohen penalisht 30 persona

“Fake news” me shëndetin e Erdogan, procedohen…

Autoritetet turke njoftuan se 30 persona do të ndiqen penalisht për postimin e mesazheve “të rreme dhe të pabaza” në lidhje me shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“U konstatua se hashtag-u #dead u publikua në rrjetin social Twitter, me referenca për Presidentin tonë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë.

Erdogan bëri daljen e tij të fundit publike të dielën në samitin e G20 në Romë. Presidenti i Turqisë anuloi pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgow, për arsye sigurie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit