Falë ndihmës së shqiptarëve Aideni del nga koma, prej 1 jave jashtë spitalit

Falë ndihmës së shqiptarëve Aideni del nga…

Aideni, vogëlushi që prej muajsh ndodhej në koma, tani ka dalë nga spitali dhe është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Kur erdhi në jetë më 23 janar, mjekët konstatuan probleme në zemrën e tij dhe me kalimin e kohës ai kaloi në koma edhe për shkak të problemeve me mushkëritë dhe infeksionit në gjak. Brenda pak kohësh ai iu nënshtrua disa ndërhyrjeve, por pa sukses.

Vetëm falë apelit në JOQ dhe ndihmës së shqiptarëve, ai ka kryer edhe ndërhyrje të tjera dhe prej 1 jave ka dalë nga spitali dhe po trajtohet pa oksigjen.

Nëna e tij falenderon të gjithë shqiptarët që kontribuan në shërimin e djalit të saj dhe e ndihmuan të kthehet në jetë.

Mesazhi i nënës:

Përshëndetje JOQ, Jam mami i Aidenit. Thjesht desha t’ju falënderoj nga zemra për ndihmën dhe mbështetjen që keni dhënë për Aidenin. Ai dje mbushi një javë jashtë spitalit dhe tashmë është pa oksigjen. Zoti ju ruajt dhe ju bekoftë të gjithëve!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit