“Faleminderit që ma pranove kërkesën në Instagram”, Policia arreston maniakun shqiptar që sulmonte seksualisht vajzat në park

“Faleminderit që ma pranove kërkesën në Instagram”,…

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Reggio Emilia, Itali, sepse dyshohej për sulme seksuale në parqe publike.

Rasti i parë ndodhi më 29 maj në parkun “Nilde Iotti” ku i riu shqiptar iu afrua një vajze 24-vjeçare duke e falenderuar për pranimin e kërkesës në Instagram. Më pas kaloi në vepra, duke e prekur dhe puthur në shpatulla.

Më pas vajza e denoncoi në polici shqiptarin dhe raportoi gjithçka raportoi te karabinierët pasi e njohu sulmuesin në foto.

Ngjarja e dytë ndodhi më 2 qershor në parkun “Diamante”. Një grua e re telefonoi 113-tën dhe tha se ajo u ndoq nga një i ri, cili e shtyu në tokë dhe tentoi të abuzonte më të. Gruaja arriti të shpëtonte vetëm duke i kafshuar dorën shqiptarit me të cilën i kishte mbyllur gojën që të mos bërtiste.

Nisur nga kjo prokurori publik i Reggio, pasi bashkoi të dy rastet, kërkoi dhe mori një masë paraburgimi për shqiptarin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit