Falsifikonin kartëmonedha fallco/ Arrestohen 2 persona nga Kruja

Falsifikonin kartëmonedha fallco/ Arrestohen 2 persona nga…

Policia e kryeqytetit ka arrestuar ditën e sotme dy 21-vjeçar me banim në Krujë, të cilët siguronin kartmonedha euro të falsifikuara në Itali dhe më pas i hidhni në treg në Tiranë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të cilët tashmë duhet të përballen me drejtësinë për veprat penale “Falsifikim i monedhave”, “Mashtrim” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Materialet në ngarkim të tyre u referuan në prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Konvertimi”

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia  kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara,  dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit