Falsifikuan dokumentet e udhëtimit, prangosen dy afganë në Shëngjin

Falsifikuan dokumentet e udhëtimit, prangosen dy afganë…

Në Shëngjin, policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona me origjinë nga Afganistani. Bëhet me dije se të prangosurit ishin të vendosur në këtë zonë, teksa kishin falsifikuar dokumentet e udhëtimit dhe të identifikimit. Shtetasit afganë janë identifikuar me inicialet S. S.dhe S. K.

Policia:

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, si rezultat i masave të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë në fushën e  falsifikimit të dokumenteve, bazuar në informacionet e siguruara për shtetas afganë të akomoduar në Shëngjin, që mund të përdornin dokumente të falsifikuara, kanë kryer verifikime ndaj dokumenteve të shtetasve S. S.dhe S. K. Gjatë verifikimeve, dokumentet e identifikimeve, të udhëtimit dhe formularët e vetëdeklarimit të dy shtetasve të lartpërmendur kanë rezultuar të falsifikuar. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit afganë, S.S.,23 vjeç dhe S.K.,27  vjeç,  për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit